Loading...

Finalizohet operacioni “Përsëritësit”, 3 në pranga për vjedhje prone

Policia e Shtetit ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për vjedhje.

Operacioni “Përsëritësit”, i finalizuar me sukses ka goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Njëri prej të arrestuarve kishte qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash e marketesh.

“Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihen në pranga tre shtetas. I vjedh celularin në rrugë nga çanta një shtetaseje, identifikohet dhe arrestohet autori. Në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje. Në pranga edhe dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash e marketesh”, -thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Tre të arrestuarit janë: P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”.

E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh. R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com