Loading...

Balotelli drejt Brazilit, e kërkon “Flamengo”

Mario Balotelli mund të veshë sërish një fanellë kuqezi.

Pas eksperiencave me Milanin dhe Nice, Supermario mund të mbajë veshur për herë të tretë një fanellë kuqezi por tashmë atë të Flamengos në kampionatin brazilian.

29-vjeçari mund të largohet përfundimisht nga Europa për të vazhduar karrierën në Amerikën e Jugut dhe më konkretisht në Brasileiro, pasi drejtuesit e Flamengos e duan me çdo kusht në skuadrën e tyre.

Klubi nga Rio de Janeiro i ka bërë një ofertë serioze Balotellit për të firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë dhe Supermario po e merr në konsideratë. Por bashkë me të ai kërkon që në Brazil të transferohet edhe vëllai i tij Enock i cili mund të kalojë te Boavista.

Në orët e ardhshme do të mësohet më tepër por mes ofertave që i kanë ardhur nga Italia dhe kësaj të fundit nga Brazili, Balotelli mund të zgjedhë pikërisht Flamengon./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com