Loading...

Atentat me armë në lokal, policia: Ja cfarë ndodhi në Vlorë, tre të plagosur

Policia e shtetit tha se tre persona jane plagosur si pasoje e sulmit me arme te ndodhur mbremjen e sotme ne nje lokal ne Vlore.

Burime zyrtare bene me dije se në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi Arben Brahimaj, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.
Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

Me heret ka pasur raportime se te plagosurit jane kater persona dhe se ngjarja ka qene nje atentat pasi dy prej te demtuarve u jane bere atentate edhe me heret ne Vlore.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com