Loading...

ARKEOLOGJI – Zbulohen në Turqi mbishkrime që datojnë 883 vite më parë

Gjatë kërkimeve në një kështjellë të lashtë në lindje të Turqisë, studentët turq kanë zbuluar mbishkrime që datojnë nga një periudhë gati 900 vjet më parë.

Mbishkrimet e lashta, si dhe disa qeramika të vjetra 5.000 vjeçare u zbuluan gjatë gërmimeve të kryera nga një grup arkeologësh.

Gërmimet filluan në korrik në rrethin Ahlat, i njohur gjithashtu si “Kubbetul-Islam”, që gjendet në provincën lindore Bitlis.

Sundimtarët turkmenë Shah-Armen ose Ahlatshah, me vendbanim në bregun veriperëndimor të Llqenit Van sunduan në këtë zonë mes shekujve XI dhe XII./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com