Loading...

1 milion e 500 mijë lekë gjobë për hotel “Rogner”, Braçe: Kupon e faturë për çdo shitje, tek të mëdhenjtë së pari

Zbatimi i ligjit dhe garantimi i kushteve për konkurrencë të ndershme në luftën kundër evazionit dhe informalitetit tanimë po shtrihet edhe në biznese të mëdha e të njohura në kryeqytet.

Hotel “Rogner” në kryeqytet është gjobitur me rreth 1 milion e 500 mijë lekë (të vjetra) pasi nuk lëshoi kupon tatimor për një nga klientët e tij.

Zëvendëskryeministri i vendit, Erion Braçe ka publikuar rastin e gjobitjes së një prej bizneseve të mëdha në fushën e hotelerisë në Tiranë, e cila është gjobitur për mos dhënien e kuponit tatimor e zbuluar nga inspektorët e Hetimit Tatimor.

“Kupon e faturë për çdo shitje kudo. Tek të mëdhenjtë së pari. Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim!Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq! Asgjë! Të zbatohet ligji dhe për çdo transaksion të këtë një kupon tatimor apo një faturë tatimore! Përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë! Çdo ditë! Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhë, miku apo klienti”, -thotë Braçe .

Më tej, ai falënderoi inspektorët e Hetimit Tatimor për korrektësinë në zbatimin e ligjit.

“Dua t’i falënderoj inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në zbatimin e ligjit! Tani ligjshmëri tek të gjithë”, -përfundon zv/kryeministri./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com