Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë ne fshatin Kërkovë të Vlorës.
Rreth orës 04:40, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës “thikë” motrën e tij A.C.
Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave.
Policia ka shoqëruar menjëherë shtetasin S.C dhe po vazhdojnë proçedurat e mëtejshme për arrestimin e tij.