Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të realizojë fazën e parë të Vettingut në Policinë e Shtetit ka publikuar listën e punonjësve të policisë që do të marrin pjesë në shortimin që do bëhet prej këtij komisioni në kuadër të procesit të vlerësimit të figurës së punonjësit të policisë
Janë rreth 250 punonjës policie me grada të larta të cilët do të kalojnë të parët sitën e Vetingut.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i asistuar edhe nga Sekretariati Teknik përkatës po mbledh dhe përpunon informacionet nga institucionet publike dhe subjektet private për të bërë edhe ballafaqimin dhe verifikimin me çfarë është deklaruar ne deklaratat individuale Informacionet mblidhen nga të gjitha institucionet publike dhe subjektet private. Hartohen raporte specifike për secilin nga komponentët, pra integritet, pasuri dhe profesionalizëm, vihen në dispozicion në punonjësit në vlerësim që mund të japë shpjegime të mëtejshme, të bëjë observime apo të paraqesë kundërshtime dhe në fund diskutohen në një seancë dëgjimore të hapur për mediet dhe publikun. Deri në qershorin e ardhshëm pritet që të ketë përfunduar procesi për punonjësit e parë, ndërsa më pas për gradat më të ulëta. Faza e parë pritet të mbyllet në qershor 2020.
Plotësimi i vendeve për punonjësit e policisë që nuk do të kalojnë vetingun do të bëhet nga të diplomuarit e akademisë së sigurisë.
Sipas planifikimit dhe ligjit për vettingun në Policinë e Shtetit, të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave si dhe dy punonjës të Gardës së Republikës. Vlerësimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisionit i jashtëm i përbërë prej 15 personash, që do të ndahen në tre grupe, ndërsa fazat përfundimtare, ajo e dytë dhe e tretë do të bëhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) është organ i krijuar nga ligji Nr.12/2018, datë 5.3.2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit përbëhet nga 15 anëtarë dhe mbështetet gjatë veprimtarisë së tij nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë. 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit kanë ardhur nga konkurrimi i hapur, 5 nga trupa pedagogjike dhe 5 janë caktuar nga ILDKPKI. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është i organizuar në 5 trupa vlerësimi, me nga 3 anëtarë secila.
Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve ka për objekt: a) vlerësimin e pasurisë; b) kontrollin e figurës; c) vlerësimin e aftësive profesionale. Procesi i vlerësimit kalimtar bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor.
Misioni i KJV-së është zbatimi i ligjit, duke garantuar transparencën e procesit të vlerësimit kalimtar, besueshmërinë tek qytetari, tek agjencitë e tjera ligj zbatuese, tek partnerët ndërkombëtarë, duke rritur cilësinë e Policisë, Gardës dhe Sh.Ç.B.A për më shumë siguri te qytetarët.
Lista e punonjësve të Policisë së Shtetit që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)
Nr Emër Atësi Mbiemër Pozicioni
1 Ardi Zenel Veliu Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
2 Aida Sharaf Hajnaj Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
3 Tonin Tom Vocaj Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale
4 Gjovalin Bardhok Loka Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike
5 Eduart Sali Merkaj Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin
6 Idajet Luftar Faskaj Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare
7 Theodhori Stefan Gravani Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse
8 Arben Maman Saliu Drejtor i Drejtorisë Standarteve Profesionale
9 Rebani Kaso Jaupi Drejtor i Drejtorisë Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave
10 Albert Abdullah Dervishaj Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik
11 Mitat Fari Tola Drejtor i Drejtorisë së Policisë Rrugore
12 Sokol Selam Bizhga Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale
13 Skënder Zef Doda Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit
14 Xhevahir Farik Karaj Drejtor i Drejtorisë së Kufirit
15 Shaban Qazim Nexhi Drejtor i Drejtorisë së Migracionit
16 Gëzim Man Goçi Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve e Kufirit dhe Migracionit
17 Nikoll Preng Rica Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
18 Janaq Filip Xhelili Drejtor i Drejtorisë së Mbështetjes Logjistike (I transferuar përkohësisht)
19 Bledar Shyqyri Çeliku Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve
20 Lutfi Haxhi Minxhozi Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare
21 Arben Col Dashi Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë
22 Pellumb Beshir Seferi Drejtor i Kabinetit te Drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit
23 Bujar Zenel Ahmeti Drejtor i Drejtorisë Forcës së Posaçme Operacionale
24 Ardian Lefter Çipa Drejtor i Drejtorisë Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë
25 Artan Pajo Shkëmbi Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qëndrore
26 Ernest Thoma Dimashi Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit
27 Arjan Sedat Rugji Drejtor i Drejtorisë së Protokollit
28 Andi Bahri Likaj Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit (I transferuar përkohësisht)
29 Xhevahir Selam Çeloaliaj Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore
30 Gledis Agron Nano Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit
31 Xhafer Hasan Bajrami Drejtor i Drejtorisë së Financave
Lista e punonjësve të Gardës së Republikës që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)
Nr Pozicioni Emri Mbiemri
1 Komandant i Gardës Gramoz Sako
2 Zv/ Komandant i Gardës Besim Shabani
Lista e punonjësve të SHÇBA që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë)
Nr Pozicioni Emri Mbiemri
1 Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA Muhamet Rrumbullaku
2 Zv/Drejtor i Përgjithshëm Nuri Loca
3 Zv/Drejtor i Përgjithshëm Adriatik Ago
4 Drejtor i Drejtorisë së Hetimit Altin Curri
5 Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm Florian Sulejmani
6 Drejtor i Inspektimit dhe Ankesave Oltion Shehu
7 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë Arben Caka
8 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Durrës (Lezhë) Fatos Balla
9 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Shkodër (Kukës Dibër) Edmond Papa
10 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Elbasan Korçë Dritan Darda
11 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Vlorë Gjirokastër Durim Sota
12 Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier, Berat Arben Frashëri/atsh