Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot me titullin “Mjeshtër i Madh”, dy futbollistë, vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini.
Presidenti Meta shprehet se, “për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e shkëlqyera, të arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportistëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me Titullin “Mjeshtër i Madh”, dy futbollistë të spikatur, vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini”.
“Dy Ballgjinë për Shqipërinë, të cilët i kanë dhënë gjithçka futbollit tonë kombëtar, krenari për Durrësin, Dinamon, Partizanin dhe Kombëtaren tonë, model në fushën e blertë dhe jashtë saj”, shprehet Presidenti. /atsh