Loading...

Tite: Messi i pandalshëm, thjesht ta ngadalësojmë

Trajneri i “Seleçaos”, Tite, ngre në qiell Lionel Messin në prag të gjysmëfinales së Copa America, Brazil-Argjentinë, që do të zhvillohet në “Belo Horizonte”.

Edhe pse “ylli” i Barcelonës ende nuk është shfaqur në versionin e tij më të mirë, mbetet rreziku më i madh për skuadrën e Brazilit në këtë përballje klasike të Copa America.

“Ne nuk duhet të flasim vetëm për individualitet e Argjentinës. Ata e kanë përmirësuar shumë edhe lojën kolektive. Është pikërisht loja e mirë kolektive që ndihmon nxjerrjen në pah të individualiteteve. Askush nuk mund të ndalë Messin, thjesht duhet të ngadalësosh apo neutralizosh veprimet e tij.”

Tite vlerësoi mbështetjen që ka marrë nga tifozët, duke shpresuar se entuziazmi i tyre në “Estadio Mineirao” do t’i shtyjë drejt finales.

“Nëse tifozët do të sjellin dashurinë që na kanë dhënë kur po udhëtonim nga hoteli drejt stadium, do të na bëjnë më të fortë. Belo Horizonte ishte vendi i dashurisë më të madhe, ndjeshmërisë më të madhe.”

Gjysmëfinalja tjetër e Copa America do të luhet mes Kilit dhe Perusë në Porto Alegre. “La Roja” e ka mposhtur Argjentinën në dy finalet e fundit, duke i mohuar Messit trofenë e parë me përfaqësuesen./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com