Loading...

Syzet e diellit jo vetëm në verë, por në çdo kohë

Syzet e diellit janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm jo vetëm gjatë stinës së verës por në çdo kohë. Duhet të tregoni kujdes për të mbrojtur sytë në det dhe në mal nga drita e diellit që ju bie në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të reflektuar.

Qëndrimi në hije nuk është zgjidhje e mjaftueshme për të mbrojtur sytë, sepse rrezet UV pasqyrohen nga deti, rëra dhe prej sipërfaqeve të tjera. Për këtë, syzet e diellit janë të domosdoshme, me kusht që ato të kenë disa veçori të caktuara. Ashtu si kremrat e diellit edhe syzet e diellit duhet të kenë një filtër për UV. Për më tepër, me ligj, syzet duhet të kenë një broshurë në të cilën është treguar shkalla e mbrojtjes nga UV që shkon nga 1 deri në 5.

Ndër rreziqet afatshkurtër është larma Keratitis, një çrregullim shumë i dhimbshëm që shkaktohet pas ekspozimit ndaj një drite veçanërisht verbuese. Fëmijët dhe të moshuarit duhet të tregojnë një kujdes maksimal, sepse janë më të ndjeshëm dhe më në rrezik. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com