Loading...

Publikohet lista e 10 kandidatëve për trajnerin më të mirë

Fitoi Europa Ligën me “Chelsea”, por Maurizio Sarri nuk është në listën e të 10 të nominuarve për çmimin “Trajneri më i mirë i FIFA-s”. Po ashtu nuk ka asnjë teknik italian, apo të Seria A që të jetë pjesë e kësaj liste.

Sipas publikimit të bërë nga FIFA, në 10-en më të mirë të trajnerëve për sezonin e shkuar janë, Didier Deschamps trajneri përfaqësuese franceze që u shpall dhe kampione bote me “gjelat” në “Rusi 2018”. Jurgen Klopp, që u shpall kampion i Europës me Liverpool.

Në këtë listë është finalisti i Ligës së Kampionëve, Pochetino, si edhe fituesi i Premier Ligës, Guaridola.

Lista e plotë:
Djamel Belmadi (Algjeria)
Didier Deschamps (Franca)
Marcelo Gallardo (River Plate)
Ricardo Gareca (Peru)
Pep Guardiola (Manchester City)
Jurgen Klopp (Liverpool)
Mauricio Pochettino (Tottenham)
Fernando Santos (Portugali)
Erik ten Hag (Ajax)
Tite (Brazil)/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com