Loading...

Platforma e bashkëqeverisjes, Eftihia Pecallari përfiton rritje pensioni dhe tepricën kreditore

Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al vijon t’u vijë në ndihmë pensionistëve në përllogaritjen e saktë të masës së pensionit dhe përfitimin e tepricës kreditore.

I tillë ishte edhe rasti i Eftihia Pecallarit nga fshati Petran i Përmetit, i cili u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e zonjës nga Petrani i Përmetit që prej vitesh merrte më pak pension se i takonte dhe iu drejtua platformës shqiperiaqeduam.al, duke marrë menjëherë çka i takon dhe pagesën e munguar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Eftihia kishte përfituar një pension në masën 139 mijë lekë i llogaritur mbi kontributin e 34 viteve pune, ndërkohë që 4 vite të tjera pune nuk i njiheshin.

Ajo iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes duke kërkuar përllogaritje pensioni dhe shqyrtim të viteve të punës.

Eftihia përfitoi diferencën e 4 viteve të humbura të pensionit në masën 128 mijë lekë dhe pensioni u rrit nga 13.900 lekë në 15.500 lekë./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/725219861239620/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com