Loading...

Pepe “tradhëton” “Napolin”, gati firma me “Arsenalin”

Nicolas Pepe është një lojtar i “Arsenalit”. Futbollisti i cili kërkohej edhe nga “Napoli” do të zbarkojë të mërkurën në mbrëmje në Londër, ku pritet të zhvillojë të enjten në mëngjes vizitat mjekësore te lodinezët.

Sulmuesi i “Lille” i cili spikati në sezonin e fundit të Ligue 1, më pas do të hedhë dhe firmën në kontratën e re me skuadrën londineze. Nuk bëhet e ditur shuma që do të përfitojë “Lille” nga shitja e Pepe, por nga sa zbulojnë mediet angleze akordi është arritur mbi bazën e 80 milionë eurove.

Mësohet se lojtari i kishte thënë po dhe “Napolit” që kishte ofruar po 80 milionë euro, por një telefonatë e londinezëve ndryshoi planet e futbollistit të talentuar, që siç deklaroi edhe stafi që kujdeset për çështjet ligjore të futbollistit, nuk mund t’i thoshte jo, një oferte siç ishte dhe ajo e “Arsenalit”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com