Ndryshimi i klimës do të kushtojë 69 mijë miliardë dollarë deri në vitin 2100, sipas vlerësimit të bërë nga Moody’s Analytics.
Nëse ngrohja globale vjetore do të jetë 1,5 gradë Celsius më shumë, e konsideruar nga ekspertët si kufiri i stabilizimit të klimës, atëherë kjo do të kushtojë deri në fund të shekullit 54 000 miliardë dollarë.
Raporti i ri thekson dëmtimin e shëndetit njerëzor, produktivitetit në punë dhe turizmit si edhe parashikon që rritja e temperaturës do të godasë edhe infrastrukturën dhe pronën.
Ekonomisti i analistëve të Moody’s, Mark Zandi, shpjegoi se dosja përfaqëson “përpjekjen e parë për të përcaktuar sasinë dhe pasojat e mundshme makroekonomike të ndryshimeve klimatike”.
”Nuk është një tronditje për ekonominë, por një korrozion, që bëhet më i rëndë çdo vit që kalon”, thotë Zandi./atsh