Loading...

Linda Rama rrëfen në Samitin e Londrës momente të veçanta nga jeta familjare

Bashkëshortja e Kryeministrit Rama, Linda Rama ishte e pranishme në Samitin Ndërkombëtar të Grave në Londër, ku mbajti një fjalim të gjatë dedikuar temës së barazisë gjinore.

Në fjalën e saj, zonja Rama u ndal gjerësisht te politikat e suksesshme, që kanë prodhuar një shoqëri më të barabartë midis dy gjinive në Shqipëri .

Gjithashtu, zonja Rama ndau me të pranishmet pjesëmarrëse në këtë Samit edhe momente shumë të veçanta nga jeta e saj familjare.

“Duke menduar se çfarë mund të thosha në këtë samit, pyeta nënën e Edit: Cila është sfida më e madhe që ka gruaja sot? Të refuzojë agresivitetin dhe të ruajë epërsinë e thelbit ndaj formës – m’u përgjigj”.

Pyeta nënën time: Cila është sfida më e madhe që ka gruaja sot? Përpara se të mendosh për sfidat, mos harro të kujtosh arritjet e gruas, që gjyshja ime iku pa i imagjinuar dot për mua, ndërsa unë i imagjinoj të pafundme mundësitë për mbesat e mia – m’u përgjigj.

Pyeta Rean, vajzën tonë 29-vjeçare: Cila është sfida më e madhe që ka vajza sot? Të njohë dhe të përqafojë plotësisht natyrën e saj – m’u përgjigj.

Pyeta Gregun, djalin tonë 28-vjeçar: Cila është sfida më e madhe që ka gruaja sot? Lufta për shkollim dhe punësim dhe përballja me mentalitetet patriarkale në Shqipërinë rurale dhe periferike, – më tha”.

Pyeta mikeshën time, një profesioniste shumë e mirë: Cila është sfida më e madhe që ka gruaja profesioniste sot? Të pretendojë e të guxojë më shumë, duke shtruar rrugën dhe lëne gjurmë për të frymëzuar gra e vajza të tjera qe të mund ta ndjekin e çojnë më tej lartësimin e saj, – m’u përgjigj.

“Pyeta dhe të tjerë, tha zonja Rama, duke marrë të tjera përgjigje që plotësonin mozaikun e sfidave të gruas në një vend të vogël si Shqipëria, që historia për gjysmë shekulli e vuri në sprovën e diktaturës më të egër krahasuar me të ngjashmet e veta dhe të tranzicionit shumë të vështirë në 30 vitet e fundit”.

“Këto dy sprova nuk do të mund të kaloheshin pa vajzat dhe gratë e kthyera në model të një sakrifice vetëmohuese për të mbajtur në këmbë ekuilibrat e familjes e të shoqërisë! Gruaja shqiptare ka qenë, është dhe do të mbetet heroinë, në shtjellat e një historie aspak bujare me të – sjell në vëmendjen tuaj këtu se komunizmi erdhi në jetën e shqiptarëve me flamurin e emancipimit të gruas, që prej shekujsh jetonte e dënuar me përjashtim nga jeta sociale në pjesën dërrmuese të vendit”, u shpreh ndër të tjera Linda Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com