Robert Lewandowski do të qëndrojë përjetësisht te “Bayern Munchen”. Mësohet se sulmuesi polak ka vendosur të rinovojë me kampionët e Gjermanisë, duke deklaruar se do ta mbyllë karrierën pikërisht te skuadra bavareze.
Sulmuesi polak do të ndjekë gjurmët e Robben për t’a mbyllur karrierën si profesionist në radhët e kampionëve të Gjermanisë. Bomberi 30-vjeçar që ka kontratë deri në vitin 2021 është në bisedime të avancuara për rinovimin e saj me 2 sezone të tjera çka do të thotë se do të “varë këpucët në gozhdë” me fanellën e Bajernit.
Lewandowski prej 5 sezonesh vesh fanellën e bavarezëve dhe ofertat për të nuk mungojnë, por duket se bomberi polak i ka refuzuar duke menduar vetëm për skuadrën aktuale.
Lewandowski u transferua nga “Borusia Dortmund” te “Bayern” në vitin 2014, ku ka luajtur 241 ndeshje dhe ka shënuar 190 gola./atsh