Loading...

Leka Bungo: Ndërtimi i teatrit të ri i vonuar

Regjisori Leka Bungo është prej artistëve të cilët mendojnë se ndërtimi i teatrit të ri Kombëtar duhet kryer sa më shpejt.

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje deklaratat e artistit, përmes fjalëve të vetë atij.

“Ja çfarë mendon për çështjen e teatrit një protagonist i njohur i skenës kombëtare, regjisori Leka Bungo – i cili, sa për ta ditur, njësoj si Rajmonda Bulku e shumë të tjerë, jo vetëm s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, po përkundrazi”, tha Rama.

“Unë nuk jam për prishjen e Teatrit Kombëtar, por jam për ndërtimin e një teatri të ri. Patjetër që duhet teatër i ri, është mëkat, është i vonuar si proces, duhet të ishte bërë vite më parë. S’ka asnjë vlerë ky që është sot. Jam për ndërtimin e një teatri të ri. Nuk ka vlerë unike si teatër, ai as nuk është ndërtuar për teatër. Kjo ide është politizuar dhe është krijuar një përçarje mes artistëve që thonë se po mbrojnë teatrin dhe janë në të drejtën e tyre, ndërsa nuk pranojnë shumicën e aktorëve dhe artistëve që nuk janë atje duke e mbrojtur atë godinën e teatrit”, shprehet Bungo, në maj të këtij viti./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com