Kamikatsu në Japoni synon të bëhet qyteti i parë pa mbeturina deri në fund të vitit.
Në vitin 2003, 1 529 banorët e Kamikatsus iu bashkuan projektit për reduktimin e mbeturinave.
Kështu, në fazën e parë, sasia e mbeturinave u reduktua në rreth 500 tonë ndërsa në vitin 2016 u reduktua në 300 tonë.
Në Kamikatsu nuk ka shërbim për mbledhjen e mbeturinave, por banorët lokal i dërgojnë në depozita, ku mbeturinat klasifikohen në 45 kategori dhe transportohen nga kompanitë e riciklimit.
Kategoritë kryesore në të cilat klasifikohen mbeturinat janë ndër të tjera, mbeturina metalike dhe letrat, kanavacë, plastikë, qelq, material i ndezshëm dhe sende të rënda.
Gjithashtu, vendasit përdorin mbeturinat për të marrë plehra organikë, ndërkaq përdorimi i aparateve të riciklimit është shumë i përhapur. Autoritetet përgjegjëse mbulojnë 80 për qind të kostos së blerjes së këtyre pajisjeve.
Njerëzit që merren me grumbullimin e mbeturinave thonë se shumica e banorëve e dinë mënyrën e duhur për asgjësimin e mbeturinave dhe shumë e bëjnë këtë në shtëpi, gjë që e bën punën e tyre shumë më të lehtë./atsh