Loading...

Digjen gjatë natës dy automjete në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë gjatë natës.

Dy automjete janë djegur në rrugën “Veledin Kollozi”.

Gazeta Mapo mëson se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po heton të shkuarën e pronarit të dy makinave.

Një person i maskuar ka shkuar pranë dy makinave dhe u ka vendosur zjarrin.

Janë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Makinat e djegura janë një e llojit “Benz”, si dhe një furgon.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com