Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, komisioni për Politikën e Jashtme në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi shqyrtoi dhe miratoi në tërësi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.
I ftuar për të folur rreth projektligjit ishte dhe ministri për Shtetin dhe Diasporën, Pandeli Majko, i cili theksoi se ky projektligj parashikon hapjen e një zyre të veçantë për diasporën, migracionin dhe për shërbimet që kësaj kategorie do t’i ofrohet në çdo bashki.
“Një zyrë e tillë do t’i jepte akses një komuniteti që i ndjek zhvillimet nga distanca. Ky diskutim është kryer edhe në bashkëpunim me pushtetin lokal”, tha ndër të tjera Majko./atsh