Loading...

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00, KQZ publikon të dhënat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postribë të qarkut Shkodër, ndërsa deri tani pjesëmarrja në votime është 12%.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, theksoi se “nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore”.

Sipas saj, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Duke folur për pjesëmarrjen Hoxhaj tha se “deri tani (Ora 11.00) pjesëmarrja në votime është 12%. Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com