Fansat e “Liverpulit” dhe “Totenhemit” janë paralajmëruar që të mos përdorin tregun e zi në përpjekje për të qenë të pranishëm në finalen e së shtunës të Ligës së Kampionëve pasi është shitur një numër i lartë biletash false, sipas UEFA-s.
“Mendohet se ka një numër të lartë biletash false në qarkullim dhe ka pasur edhe arrestime”, njoftoi sot UEFA.
“Mbajtësit e biletave false nuk do të lejohen të hyjnë në stadium”, theksohet në këtë komunikatë.
Qindra fansa që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë pritet të udhëtojnë drejt Madridit, që të shijojnë atmosferën në qytet dhe të ndjekin ndeshjen nga një bar. //atsh