Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës dhe njëkohësisht kryebashkiak, Dritan Leli zhvilloi takime me banorët në rajonin nr. 4 të qytetit dhe në njësinë administrative Orikum.
Në fjalën e tij para banorëve Leli u ndal tek projektet e investimeve që do të realizohen në 4 vitet e ardhshme dhe që prekin territorin e kësaj njësie administrative.
“Në Orikum fillojmë nga vjeshta projektin 4.5 milion euro për garantimin e furnizimit me ujë 24 orë të të gjithë territorit. Landfilli që është një investim rreth 25 milionë euro do të zgjidhë përfundimisht problemin e plehrave në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës.
Projekti që kemi realizuar bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe që do të fillojë të financohet së shpejti nga zona e tunelit deri në 3 kilometrat e para në drejtim të Radhimës.
Do të vazhdojë me dy bypass-e të tjera nga 3 kilometra secili në rrugën nga Radhima deri në Orikum për të lënë të qetë zonën turistike”, theksoi Leli./atsh