Te kafeja mund të fshihet një substancë e aftë për të aktivizuar indet e djegies së kalorive.
”Kandidati i mundshëm është kafeina, por kërkimi i mëtejshëm është i nevojshëm për një lidhje të mundshme me substancat e tjera”, sipas studimit të botuar në revistën ”Scientific Reports” nga grupi i Universitetit britanik të Nottinghamit, koordinuar nga Michael Symonds.
Autorët e studimit nxorën në pah se kafeja ka rolin e rëndësishëm të ngrohjes së trupit duke djegur kaloritë e tepërta.
“Deri më tani, nuk kemi parë kurrë një mënyrë efektive për të stimuluar aktivitetin e indit dhjamor. Është hera e parë që ne shohim, falë kafesë, një efekt të drejtpërdrejtë”, shpjegoi Symonds.
Sipas ekspertëve, në kafe fshihet një substancë e ngjashme me kafeinën e cila, vetëm ose së bashku me kafeinën, lehtëson funksionimin.
”Një armë që mund të jetë e dobishme për të luftuar obezitetin dhe disa forma të diabetit”, përfundoi studiuesi./ atsh