Regjisori dhe producenti i njohur italian, Franco Zeffirelli, vdiq në moshën 96-vjeçare, bëri të ditur fondacioni i krijuar prej tij.
‘’Zeffirelli vdiq në shtëpinë e tij në Romë, pas një sëmundjeje të gjatë’’, theksoi fondacioni.
I lindur në Firence më 12 shkurt 1923, Zeffirelli u bë i njohur me “Romeo and Juliet” dhe “L’adddomesticheria” me Elizabeth Taylor dhe Richard Burton.
Zeffirelli mbeti aktiv edhe në moshë të shtyrë, pavarësisht se u bë gjithnjë e më i brishtë, ndërsa kalonte vitet e fundit në karrocë, duke jetuar i rrethuar nga kafshët shtëpiake, në një vilë të madhe në periferi të Romës.
Duke njoftuar vdekjen e producentit, faqja e internetit e fondacionit paraqiti një foto të Zeffirellit me fjalët “Ciao Maestro” (Lamtumirë Maestro!)
“Bota e kinemasë dhe e kulturës vajton për vdekjen e maestros Franco Zeffirelli, një gjeni i kohës sonë, ku pëlqeja jashtë mase filmat e tij”, shkruajti në Twitter ministri italian i Kulturës, Alberto Bonisoli./atsh