Loading...

Sekuestrohen 20 tonë kanabis në Santa Barbara

Autoritetet në Santa Barbara arritën të sekuestronin rreth 20 tonë kanabis dhe 350 000 bimë në një pjesë toke jashtë Buelltonit, në Luginën e Santa Ynez (Kaliforni) pas një hetimi dy mujor.

”U deshën katër ditë për të kapur kanabisin dhe për të shkatërruar rreth 350 000 bimë, gati për t’u korrur’’, thanë këto autoritete.

Autoritetet hetuan në katër zona, përfshirë në qytetin Santa Maria, në kontenë e Santa Barbaras, në kontenë San Luis Obispo dhe në bllokun 1800 të autostradës West 246, jashtë qytetit Buellton.

”Hetimi erdhi si rezultat i ankesave dhe sugjerimeve nga publiku. Pronari i pronës ku ishin mbjellë bimët nuk është identifikuar ende”, bënë të ditur burime pranë policisë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com