Eksportet e fruta perimeve shënuan një rekord rritje në 4 muajt e parë të vitit 2019, duke më shumë të ardhura në ekonomitë familjare por edhe të vendit.
Sipas shifrave zyrtare, në shportën e prodhimeve bujqësore dominojnë eksportet e domates me një rritje 93%, lakër, lulelakër, rrepë e bardhë u eksportuan 89% më shumë se një vit më parë. Ndërsa eksportet e kastravecit, perimeve të tjera dhe bimëve medicinale aromatike u rritën krahasuar me një vit më parë, përkatësisht me 43%, 86% dhe 26%.
Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar të dhënat e eksporteve për 4 muajt e parë të vitit shprehet se “me disa lajme nga Shqipëria që punon, prodhon, eksporton ndërkohë që lufta me të marrët që duan ta marrin atë peng vazhdon papushim deri në 30 qershor, ju uroj një javë të mbarë”.
Në 4-muajt e parë të vitit 2019, eksporti i domateve u rritën në 8,206,181 kg, me vlerë 661,316,564 lekë, kundrejt 4,248,516 kg që ishin në të njëjtën periudhë vitin e kaluar me vlerë 343,483,585 lekë.
Rritje e eksporteve shënohet edhe për lakrën, lulelakrën, rrepat e bardhë etj. Eksportet e këtyre perimeve në 4 muajt e parë të vitit u rritën në 9,633,583 kg kundrejt sasisë 7,901,296 kg që u eksporton në 4 mujorin e parë të vitit të kaluar.
E shprehur në vlerë, eksportet shënuan 505,777,015 lekë më shumë në katër muajt e parë të vitin 2019, kundrejt 267,387,102 lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Sipas shifrave zyrtare, gjatë kësaj periudhe edhe për kastravecin, regjistrohet një rritje e ndjeshme e eksporteve në sasinë 11,442,097 kg që kap vlerën e 745,538,380 lekë, kundrejt 7,653,937 kg me vlerë 520,185,791 lekë që u eksportuan në 4 mujorin e vitit 2018.
Gjithashtu edhe eksportet e zarzavateve të tjera, u rritën në 1.715,235 kg perime me vlerë 189,110,935 lekë, kundrejt 1.093,646 kg me vlerë 101,609,461 lekë që ishin në 2018.
Eksportet e frutave janë një tjetër tregues në rritje për këtë periudhë të parë të vitit 2019.
Në 4 mujorin e parë 2019 u eksportuan 4.272,688 kg fruta me vlerë 117,189,533 lekë kundrejt 1,180,573 kg me vlerë 73,917,898 lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Ndërsa eksporti i bimëve mjekësore u rrit me 26%. Në 4 muajt e parë të vitit u eksportuan 4.588.73 kg bimë aromatike mjekësore me vlerë 1,284,217,238 lekë, kundrejt 3.699.215 kg me vlerë 1,020,330,694 lekë.atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/433688323881633/?t=0