Padyshim që pushimet janë gjithnjë relaksuese dhe gjithnjë të bëjnë të ndihesh mjaft mirë, po duket se të mirat e tyre janë shumë më tepër se kaq.
Sipas një studimi të publikuar nga “Psychology and Health” pushimet e shpeshta ndikojnë nga çlirimin nga stresi dhe reduktojnë riskun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
“Ne zbuluam se njerëzit që pushojnë më shpesh në 12 muajt e vitit kanë më pak mundësi të preken nga sindroma e metabolizmit. Kjo sindromë është një përmbledhje e faktorëve rriskues për sëmundjet kardiovaskulare. Nëse ju keni disa prej tyre keni më shumë mundësi të prekeni nga këto sëmundje”, thuhet në studim.
Gjithashtu studiuesit kanë sugjeruar që njerëzit ta shfrytëzojnë sa më shumë kohën e pushimeve, qoftë ky edhe një pushim 1-ditor. /atsh