Loading...

Protestat jo për të rrëzuar qeverinë, por për ta bërë Shqipërinë leckë në sytë e Europës

“Protestat nuk bëhen për të rrëzuar qeverinë. Qeveria nuk rrëzohet me protesta. Ato bëhen për të mbjellë frikën në popull dhe për ta bërë Shqipërinë leckë në sytë e Europës”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Sarandë.

“Po pse janë kaq të interesuar këta që populli të ketë frikë dhe Europa të ndjejë neveri për Shqipërinë sepse duan që populli të refuzojë nga frika zgjedhjet dhe një pakicë të mbajë peng vendin dhe duan që Europa dhe miqtë tanë në Europë të thonë si do bëjmë ne me këtë vend bisedime për ta bërë anëtar të BE kur në kë të vend shiko çfarë po bëhet është ngritur populli kundër krimit dhe historira të tjera”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo fushatë në fakt do të ishte shumë e thjeshtë dhe është fushata më e vështirë që unë kam bërë ndonjëherë dhe ne kemi bërë dhe shqiptarët kanë parë në gjithë këto vite se është një fushatë ku kundërshtari nuk ka dalë përballë, por ka qëllimin të rrëzojë institucionin themelore mbi të cilin ngrihet gjithë bashkëjetesa demokratike, institucionin e zgjedhjeve”.

“Në gjithë këtë fushatë nga një anë dëgjohen fjalë, ide, angazhime, reagime, nga ana tjetër dëgjohen ulërima, krisma, shikohen flakë, shkolla që digjen, njerëz që turren si të verbër ndaj mureve të institucioneve dhe një grup udhëheqësish që flasin nga mëngjesi deri në darkë që s’kanë lidhje fare me demokracinë, bashkëjetesën e njerëzve në një sistem ku të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre por askush s’ka të drejtë të imponojë me dhunë mendimin e tij”, – nënvizoi Rama.

Sipas tij, ajo që shihet qartë është se ka një gjë që duket se nuk shkon.

“Si ka mundësi që këta njerëz duan me doemos të mbjellin frikë, shqetësim të madh të japin vazhdimisht shembuj që stimulojnë frikën dhe i bëjnë thirrje shpirtit të rrumpallës , të shkatërrimit. Si ka mundësi që për herë të parë në histori, një parti e quajtur Partia Demokratike që ka hyrë në zgjedhje edhe në ’97 kur situata dihet si ishte, refuzon të hyjë në zgjedhje dhe si ka mundësi që festohet me gëzim çdo pamje e shëmtuar që prodhohet atje në bulevard në atë protestën e popullit imagjinar të punonjësve të bashkive të ujësjellësve e të gjelbërimit dhe të disa të rinjve të verbër rrugëhumbur që vishen me maska e hedhin molotovët ndaj policisë dhe institucioneve”, – tha Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com