Loading...

Përpjekja për të penguar zgjedhjet, ndodh sot në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanët

Kryeministri Edi Rama theksoi sot nga Vau i Dejës se ajo që po ndodh sot në Shqipëri me përpjekjet për të penguar zgjedhjet, ndodh vetëm në Afganistan me talebanët.

Në një takim të fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në bashkinë e Vaut të Dejës, Rama theksoi se kandidati socialist Mark Babani nuk e ka sot përballë kandidatin kundërshtar dhe shumë demokratë nuk kanë mundësi që të zgjedhin më 30 qershor.

“Nuk kanë çfarë të zgjedhin, jo se ne ua kemi hequr këtë mundësi, as sepse ndonjë fatkeqësi natyrore ua ka hequr këtë mundësi, po sepse udhëheqja e PD-së ia ka hequr këtë mundësi. Ka vendosur të kapitullojë përpara se të fillonte beteja zgjedhore. Ka pranuar se nuk fiton dot zgjedhje me ne dhe është larguar. Jo për të shkuar te njerëzit dhe për të nxjerrë kandidatura, programe dhe ide, por për të dalë rrugëve dhe për të penguar njerëzit që të zgjedhin. Sot që flasim, kjo ndodh në dy vende të globit, në Shqipëri me PD-në dhe në Afganistan me talebanët”, – theksoi Rama.

“Talebanët aktualisht sot janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve, kërcënojnë popullin afgan që të mos guxojë të shkojë në zgjedhje, sulmojnë lart e poshtë për të mbjellë frikë dhe duan të imponojnë për një popull dhe vend të tërë ligjin e xhunglës. Dhe kjo ndodh njëkohësisht edhe në Shqipëri, ndërkohë që Shqipëria ka bërë gjithçka për të çelur negociatat me BE, ka marrë rekomandimin pa kushte dhe pret që të gjithë liderët e 28 vendeve të ulen në tryezë dhe të thonë ‘ok’, të fillojmë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë, që është ëndrra e të gjithëve, me parti pa parti”, – përfundoi Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com