Poliklinika e re e Vlorës, e pozicionuar në qendër të qytetit, është transformuar nga themelet.
Investimi i buxhetit të shtetit me vlerë prej 111 milionë lekësh ka shndërruar ngrehinën e vjetër në një qendër moderne mjekësore, e cila ofron për qytetarët vlonjatë dhe jo vetëm shërbime të specializuara të standardeve europiane, si dhe kushte moderne pune për 70 mjekë dhe infermierë.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Poliklinikën e re, e cila u shërben mbi 150 mijë qytetarëve vlonjatë, por edhe pushuesve të shumtë gjatë sezonit turistik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se një investim i rëndësishëm është dhe ai i bërë në pajisjet e Poliklinikës, të cilat janë të teknologjisë bashkëkohore.
“Poliklinika është simbol i shëndetësisë në Vlorë dhe ishte një nga investimet që planifikuam ta konceptonim, jo vetëm si infrastrukturë, por edhe si pajisje, për të gjitha shërbimet që do të ofronim për qytetarët. Poliklinika i ofron shërbime 150 mijë banorëve, por edhe pushuesve që vijnë në Vlorë. Janë një staf prej rreth 70 mjekë dhe infermierë që ofrojnë shërbimet këtu, me kushte tërësisht të ndryshuara, me standarde, ku prej dekadash nuk ishte investuar në këtë poliklinikë. Tani quhet xhevahiri i bulevardit”.atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/435248207059514/?t=0