Loading...

NASA përgatitet për misionin në Hënë në vitin 2020

Për herë të parë që prej viteve 1970, SHBA-ja do të dërgojë sërish në Hënë pajisje në vitet 2020 dhe 2021, njoftoi sot NASA.

Agjencia hapësinore amerikane seleksionoi tre anije kozmike, të zhvilluara nga kompanitë amerikane, “Astrobotic”, “Intuitive Machines”dhe “Orbit Beyond”, për të dërguar instrumente dhe pajisje specifike në Hënë, që i paraprijnë rikthimit shumë të dëshiruar të astronautëve në vitin 2024 në kuadër të programit “Artemis”.

Tre pajisjet janë të madhësisë dhe formave të ndryshme. Njëra është shumë e lartë, ndërsa dy të tjerat janë më katrore dhe qëndrojnë mbi katër këmbë.

Ato do të kenë për synim të dërgojnë mbi sipërfaqen hënore rreth 20 ngarkesa me pajisje të krijuara nga NASA.

Amerikanët nuk kanë pasur me asnjë prani në Hënë që prej misionit të fundit “Apollo” në vitin 1972./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com