Në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, 2250 qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në spitalet publike dhe private.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë të ditur se “zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore drejt mbulimit shëndetësor universal”.
Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e e përfitojnë falas afër vendbanimit.
Sipas të dhënave të bëra publike nga FSDKSH, 286 ndërhyrje kardiokirurgjikale janë kryer falas gjatë periudhës Janar-Prill 2019 në spitalet publike dhe private.
Po kështu, më shumë se 8 mijë qytetarë kanë përfituar procedurat dhe ndërhyrjet falas për shërbime të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, transplantit të veshkave, dializës. z.tosku/atsh