Skuadra angleze e Liverpoolit fitoi sonte Kupën e Kampioneve, pasi fitoi me rezultatin 2-0 përballë skuadrës tjetër ishullore të Tottenhamit.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1-0, pas penalltisë së realizuar nga Salah.
Në pjesën e dytë ishte Origi, i cili dyfishoi rezultatin në minutën e 87-të.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Metropolitano”, të kryeqytetit spanjoll, Madrid.
Arbitri i kësaj ndeshjeje finale ishte slloveni Damir Skomina, ndërsa vijërojtës ishin Jure Praprotnik dhe Robert Vukan nga i njëjti vend, ndërkohë që spanjolli Antonio Mateu Lahoz ishte arbitri i katërt./ atsh