Loading...

Kuvendi i Krahinës së Dukatit pranon të njohë Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan në territoret e Krahinës së Dukatit vetëm me një kusht…

Projekti i 120 Resorteve me 5 yje.

Kuvendi i Krahinës së Dukatit pranon të njohë Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan në territoret e Krahinës së Dukatit, me kusht që të njihet e drejta e dukatasve për të realizuar Projektin e 120 Resorteve me 5 yje në bregdetin prej 53 kilometrash që është pronë shekullore e dukatasve.
Projekti i 120 Resorteve me 5 yje është projektuar nga Lideri i Kuvendit të Krahinës së Dukatit, Udhëheqësi Shoqërizhvillues Themeltar Edviol Kulluri dhe konsiston në alokimin e burimeve njerëzore dhe financiare të Krahinës së Dukatit dhe jugut të Shqipërisë drejt biznesit të turizmit e agroturizmit i cili në 50 vitet në vazhdim do të jetë prodhuesi kryesor i të ardhurave për jugun e Shqipërisë.

Projekti planifikon që të ndërtohen 120 resorte me 5 yje në pronësi të dukatasve, resorte të cilat përfshijnë barin, restorantin, hotelin, plazhin dhe çdo kapacitet tjetër turistik për tju shërbyer turistëve të huaj të nivelit mbi mesatar në ujërat dhe malet e bregdetit të Dukatit.

Resortet do të ndërtohen çdo 400-500 metra distancë nga njëri tjetri, me materiale natyrëdashëse dhe në formë të tillë që të mos dëmtojnë mjedisin, florën, faunën dhe peisazhin. Resortet do të ndërtohen në format të tillë që të gjenerojnë minimalisht 1 milion euro fitime në vit dhe fitimet do të ndahen : 70% do t’i marrë pronari i tokës (si familje ose si fis) dhe investitori, 20% do t’i marrin dukatasit e tjerë kudo që ndodhen që nuk kanë pronë në bregdet dhe as pronësi mbi këto resorte, 5% do t’i marrin bashkëkrahinorët e tjerë nga Tragjasi, Radhima dhe Orikumi dhe 5% do të jepen për zhvillimin dhe ndihmimin e shqiptarëve që kanë nevojë.

Për të zhvilluar resortet të cilat do të kenë secili jo më pak se 100 dhoma për akomodimin e turistëve do të ndërtohet infrastukturë ndihmëse si rrugë, mole për ankorimin e kroçierave, stalla për mbajtjen e kuajve e mushkave që do të shëtisin turistët në male, stane për të furnizuar resortet me bulmet, mish dhe mjaltë, impiante energjie diellore për furnizimin e resorteve me energji falas, etj.
Në rast se pushtetarët nuk njohin këtë projekt madhor dhe të drejtën e Krahinës së Dukatit mbi pronësinë e territorit historik të kësaj krahine, atëherë do të kenë përballë Kuvendin e Krahinës së Dukatit dhe mijëra djem, burra e gra të vendit tonë të cilët do tju a bëjnë ferr jo vetëm hyrjen në Krahinë por edhe mendimin mbi vendin tonë.

Kuvendi i Krahinës së Dukatit

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com