Deputetja e Partisë Socialiste Mirela Kumbaro, gjatë takimit elektoral në Gjirokastër për prezantimin e kandidatëve për kryetar bashkie, në bashkinë e Libohovës Luiza Mandi dhe atë të Gjirokastrës, Flamur Golemi u shpreh se në këto 4 vite pushteti lokal nuk u tregua nikoqir.
“Por, ama qeverisja e PS, qeverisja e Edi Ramës ka bërë për Gjirokastrën në këto 5 vite, sa Gjirokastra e kishte harruar në këto vite. Rikthimi i shkëlqimit, i trashëgimisë kulturore, infrastrukturës së fshatrave, i hartës turistike, por edhe ekonomike ka qenë fantastike”, – tha Kumbaro.
“Gjirokastritët treguan që po t’i jepje pak dorën ata të japin zemrën. Po t’i japësh një ide, ata të japin projekt, po t’i japësh dhe ca para, ata e kthejnë në realitet. Kjo është Gjirokastra ime, që duke u lidhur dorë për dore me doktor Golemin ne do të bëjmë atë që fëmijët tanë na kanë besuar për të ardhmen e tyre. Jam shumë e lumtur që mbas datës 30 do të kthejmë Gjirokastrën 100% me Partinë Socialiste”, – tha Kumbaro. /atsh