Toka ka dy ”motra” të reja. Ato janë dy planete potencialisht të banueshme jo shumë larg Sistemit Diellor, pak më shumë se 12 vjet dritë larg, në konstelacionin e Dashit, në orbitën e yllit Teegarden, sipas zbulimit të botuar në revistën ”Astronomy & Atrophysics” dhe koordinuar nga Universiteti gjerman i Gëtingenit.
Mes autorëve të studimit është edhe ”gjuetari” italian i planetëve, Luigi Mancini, i Universitetit ”Tor Vergata” të Romës dhe pjesë e Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF).
“Qëllimi i projektit është të gjejë planete të tipit tokësor të banueshëm rreth yjeve të vegjël pranë Diellit”, shpjegoi Mancini.
Dy ”motrat” e Tokës, u pagëzuan me emrat Teegarden ”b” dhe ”c”.
Ato rrotullohen rreth yllit mëmë në 4,9 dhe 11,4 ditë.
I zbuluar në vitin 2003, ylli Teegarden është një yll i kuq, lloji më i zakonshëm i yllit në Rrugën e Qumështit.
Është 10 herë më e vogël se Dielli dhe 1 500 herë më pak i shndritshëm se ai.
“Dy planetët janë gjetur, pas tre vitesh vëzhgime, me të ashtuquajturën teknikë Doppler’’, përfundoi Mancini./ atsh