Loading...

Goro: Investime të shumta për krijimin e brandit të Himarës turistike

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës, Jorgo Goro u shpreh sot gjatë takimit elektoral në këtë bashki se shumë ndryshime kanë ndodhur këto vite duke e bërë Himarën një atraksion turistik kryesor.

“Më kujtohet para disa kohësh që me Damianin prezantonim programin për të ndryshuar Himarën dhe s’më besohet që në Himarë kanë ndodhur gjithë këto investime, ndryshime për të rinjtë, për Himarën turistike”.

“Pata a një takim me disa turistë dhe më thanë që Himara po ndryshon çdo vit dhe po bëhen disa projekte dhe po bëhet më e bukur”, tha Goro.

“Himara çdo vit dhe po bëhet më e bukur. Kjo falë vizionit, falë skuadrës, falë njeriut, i cili di ta bëjë këtë punë, falë Edi Ramës. Çdo vizitë e ka kthyer në projekt dhe çdo projekt e ka kthyer në investim shumë të rëndësishëm për bashkinë e Himarës.

“Sot jam këtu falë mbështetjes së tij, falë mbështetjes së PS. Falë asaj që ai më bëri pjesë të skuadrës së tij për ta bërë Himarën vend turistik siç e meriton. Projekti i ri i këtyre 4 viteve do të jetë investime kudo për ta kthyer Himarën në një produkt të ri që të gjithë investitorët, të gjithë himarjotët të dalin në tregun e turizmit me brandin e ri me brandin e Himarës”, tha Goro.

“Ne himarjotët, pjesa më e madhe jetojmë në Amerikë jetojmë në Europë dhe e dimë shumë mirë sesi mund të vish në pushtet. Dhe në pushtet mund të vish vetëm më votë. Ne këtë e dimë shumë mirë dhe kushdo që mundohet të pengojë uraganin himarjot për t’i dhënë votën PS, do të dështojë. Ne mbështesim në 30 qershor Edi Ramën”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com