Loading...

Festa e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë falen në Sheshin ‘Skënderbej’

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin pas 30 ditëve agjërim, lutje dhe adhurime. Një orë pas lindjes se diellit besimtarët myslimanë falën Namazin.

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën Namazin e Fiter Bajramit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit.

Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.

I vendosur në krye të lumit të njerëzve që edhe këtë vit për mbylljen e muajit të sakrificës e bënë në Bulevard dhe jo në xhami, Myftiu i Tiranës Ylli Gura dha mesazhe vëllazërie.

Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com