Loading...

Duan të hedhin në erë urën drejt BE-së që mezi është ndërtuar në 30 vjet

“Ata duan të hedhin në erë urën që mezi është ndërtuar në 30 vjet për t’u ulur në tavolinë me Bashkimin Euorpian”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në një takim elektoral nga Vau i Dejës, Rama tha se “zgjedhjet janë frika e Lulit, ndërsa negociatat janë makthi i të 4 bashkë”.

“Prandaj duan ta bëjnë Shqipërinë rrumpallë edhe njëherë tjetër, siç ka qenë. Kujt i duhen politikanë dhe udhëheqës që kanë frikë nga drejtësia? Lulzim Basha nuk do i fitonte dot zgjedhjet, edhe sikur të futej vetëm në zgjedhje. Këto përgjime të bëra në 2016, dalin sot në Gjermani për të nxirë imazhin e vendit”, – tha Rama.

Ai theksoi se “në 30 qershor nuk është thjesht çështja kush do të jetë kryetar i ardhshëm i bashkisë, por pas 30 qershorit nuk do të ketë më parti politike që i djegin mandatet e popullit dhe me popullin si mish për top duan të djegin të ardhmen e fëmijëve tanë. Jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit dhe drejtësia do të veprojë për çdo veprim në shkelje të ligjit”, – tha Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com