Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vlerësoi sot deklaratën e SHBA në mbrojtje të sundimit të ligjit, si “një kontribut tjetër për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë”.
“Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon. Deklarata e SHBA është një kontribut tjetër për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë”, tha Lleshaj.
Ambasada amerikane në Tiranë nxiti sot qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike./atsh