Loading...

Bushati: “E drejta për të votuar është e shenjtë për qytetarët”

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka theksuar, gjatë një interviste për “Oranews” se qytetarët shqiptarë nuk mund të privohen nga e drejta e votës, që është një e drejtë e shenjtë e qytetarëve. Sipas Bushatit, veprimet e opozitës janë veprime ekstremiste.

“Në radhë të parë ne jemi në anën e ligjit. Jemi brenda kushtetutës. Na kanë dhënë të drejtën të gjitha palët kushtetuese, si brenda vendit dhe ashtu jashtë vendit”, tha Bushati.

“Presidenti nxori një akt i paparashikuar në kushtetutë. Fletorja zyrtare nuk është Kushtetuta. Këtu kam 12 dekrete të presidentit Meta, të cilat janë kthyer nga parlamenti. Pra Presidenti Meta ka kthyer buxhetin dhe dy anëtarë të qeverisë. Vendime të pastra politike. Presidenti ka thyer rëndë kushtetutën. Ne kemi ngritur komisionin për vlerësim të këtij vendimi të Presidentit”, tha Bushati.

Sipas Bushatit, në Shqipëri kemi një jetë normale. “Kafet janë plot, bulevardi është i mbushur me qytetarë që shëtisin. kemi një jetë normale në Shqipëri, por kemi 1 mijë vetë apo 2 mijë vetë që duan ta nxjerrin vendin keq, por ne s’mund të ndalemi për këto. Qytetarët e kanë të shenjtëruar të drejtën e votës. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në votim, pasi ky është një proces paqësorë, një proces demokratik. S’ka të drejtë njëri të ndaloj qytetarin për të votuar. E ka bërë gjithnjë dhe ska pse ta ndal askush dhe nëse Basha i pari e bënë këtë, që të hedh molotov. Edhe pse Basha nuk e bën këtë, por dërgon të tjerët dhe nuk kanë pse të tjerët të shkojnë në burg për Bashën. Askush s’duhet të shkojë në burg për Bashën, që ka zgjedhur modelin rus me Molotov”, vijoi deputeti i PS-së.

Bushati shtoi se mazhoranca është e angazhuar në detyrimet që burojnë nga marrja e votëbesimit. “Mazhoranca po bënë atë për të cilën është votuar, duke zbatuar programin tonë, projektet tona, por s’jemi votuar të dëgjojmë opozitën, që dirigjohet nga tenorët Meta e Berisha. PD po shkon drejt ekstremizmit. Braktisi parlamentin, nuk hyn në zgjedhje, godet me Molotov. Me datë 1 korrik Voltana Ademi, Veliaj nuk kanë më mandat. Ne jemi përpjekur të vendosim dialog, por PD siç thashë po sillet me formë ekstremizmi dhe ne s’mund të presim PD, por më datë 1 Korrik duhet që kryetarët e Bashkive të kenë mandate të ligjshëm”, tha Bushati.

Sa i takon hetimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, Bushati u shpreh se është një histori e nisur dy vite më parë “Unë kam thënë që para dy vitesh, që gjithë kjo histori Ruse e Bashës do dëgjohet. Po unë e kam thënë çfarë ka biseduar Basha me ambasadorin rus. Hetimi ka nisur në SHBA dhe jo sot. Do vijojë hetimi deri sa të dalë në konkluzione”, vijoi deputeti i PS.

“Ne si mazhorancë kemi kërkuar vijimin e hetimeve dhe përqafojmë çdo lloj iniciative në këtë drejtim. Këto janë përgjime të paprovuara dhe nuk janë në gjykatë. Mund të jenë jashtë kontekstit, të prera, të manipuluara. Në shumicën e bisedave nuk thuhet asgjë. Ne s’jemi perfekt, ne s’jemi të shenjtë, por po punojmë me vullnet të shenjtë të bëjmë reformën në drejtësi. Kemi vendosur ne ti hapim rrugë SPAK, BKH, dhe kur të ngrihen këto, atëherë mund të gjykohet mazhoranca për punën e bërë”, tha Bushati. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com