Loading...

Braçe: Në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaron se në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin.

Në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin

Sipas Braçes, në fillim këta politikanë dogjën brezin e babait, më pas të djalit e tashmë të nipit. “Të njëjtët politikanë, dogjën dy breza dhe, po përvëlojnë të tretin!”, – shkruan Braçe.

“Ne fillim brezin e babait, pastaj brezin e djalit, tani të nipit/mbesës! Janë të njëjtët shkatërrues, te njëjtët zjarrvënës, të njëjtët hajdutë, të njëjtët dhunues e vrasës!”, – thekson Braçe.

“Kaq të lire e kemi jetën ne shqiptaret sa, çdo dhjetëvjeçar falim nga një brez tek politika e të njëjtëve terminatorë? Kanë dy partitë e tyre, por gjithnjë vjedhin bashkë”, dhunojnë bashkë, vënë zjarrin bashkë, vrasin bashkë, marrin jetën e brezave po bashkë!”, – tha Braçe.

“Jo më! Boll më! Nuk ka asnjë arsye që brezi i fëmijëve të sotëm të përvëlohet në zjarrin e këtyre! Përkundrazi, ky duhet të jetë brezi që bën drejtësi për dy të tjerët-prindërve e gjyshërve!”, – vijon zv/kryeministri.

“DREJTËSIA E RE është për ta, e ardhme për ta e për çdo brez që do i pasojë. Kurrë nuk do jenë të barabartë pa Drejtësinë e Re! Një vend pa këtë Barazi kurrë nuk do të ketë një brez tjetër, të ri dhe garanci për këtë vend!”, – shton Braçe.

“Te Barabartë tani, Drejtësia e Re është mundësia, garanti për të drejtat themelore, nisur nga e drejta e votës-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe përfshirës në arsim e shëndetësi, pjesëmarrja në punësim, prodhim, të ardhura! Të Barabartë tani! Me votë, në 30 Qershor”, – përfundon Braçe./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com