Loading...

Vlorë – “Laboratori i turizmit” gati të hapë dyert për të rinjtë e apasionuar pas kulinarisë

Në qytetin e Vlorës është gati të hapë dyert shkolla “Laboratori i turizmit”, e cila do të ofrojë standarde të larta në shërbimin ndaj turizmit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, theksoi se “kjo shkollë do të përurohet më 12 maj, në kuadër të hapjes së sezonit turistik në qytetin bregdetar të Vlorës”.

“Kjo shkollë është një projekt i rëndësishëm, për të cilin bashkia Vlorë ka vënë në dispozicion një godinë përgjatë Lungomares, e cila deri dje përdorej si zyrë magazinimi për objekte të ndryshme, në pronësi të bashkisë”, – tha Leli.

Sipas tij, të gjitha ambientet janë hapësira në të cilat të rinjtë e qytetit që ofrojnë shërbime turistike të kenë mundësi të mësojnë dhe të trajnohen nga mësuesit, që do të jenë nga territori i bashkisë së Vlorës.

“Ky projekt do të shërbejë për të gjithë ata persona që do të japin shërbime në turizëm, për kamerierët, kuzhinierët dhe të gjithë ata që do të punojnë në shërbimet e hoteleri turizmit”, – u shpreh Leli.

Pjesë e këtij laboratori është një kuzhinë laborator, ku mësuesit do të trajnojnë nxënësit që kanë dëshirë të mësojnë kulinarinë, apo recetat tradicionale. Po ashtu në mjediset e tij është edhe një ambient që është përgatitur me standardin e një dhome hoteli ku studentët që do të vijnë apo ata që punojnë në njësitë e hotelerisë dhe turizmit dhe kanë probleme me cilësinë dhe standardin mund të vijnë të trajnohen pasdite që të marrin një certifikatë.

Restaurimi i godinës u bë i mundur me fonde të Programit të Konvertimit të Borxhit, pranë Ministrisë së Financave (IADSA) në kuadër të projektit SET TOUR LAB (Laboratori i turizmit), i ndodhur pranë Konsullatës italiane në Vlorë /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com