Të pini shumë ujë është një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni trupit tuaj.
Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se femrat duhet të pijnë 1.6 litër ujë në ditë, ndërsa meshkujt 2 litra.
Por a e dini se çfarë përfitimesh sjell në organizëm konsumimi i ujit të ngrohtë?
Uji i ngrohtë stimulon tretjen. Trupi nuk do të përdorë aq shumë energji për të tretur ushqimin pasi pirja e ujit të ftohtë gjatë ngrënies ka efekt të kundërt.
Kjo është një tjetër arsye pse restorantet ofrojnë kafe ose çaj në fund të një vakti.
Uji i ngrohtë shërben si një detox shumë i mirë. Ndihmon trupin të djegë toksinat ndërsa djersiteni dhe urinoni.
Shumë dieta detox, në thelb kërkojnë që ju të mos konsumoni asgjë, përveç lëngjeve, por mos harroni se trupi juaj ka nevojë për rreth 2000 kalori në ditë për të funksionuar siç duhet.
Gjithashtu, konsumimi i ujit të ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut. Muskujt relaksohen, duke ndihmuar që gjaku të qarkullojë lehtësisht.