Loading...

Shqipëria nis grumbullimin paraprak për eliminatoret e Euro 2020

Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhrat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë.

10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjendjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite.

Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëjë publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com