Loading...

Së shpejti një dokumentar për jetën e Schumacher-it

Një dokumentar për kampionin e Formule 1, Michael Schumacher i plagosur rëndë në pistën e skive gjashtë vite më parë, do të publikohet në dhjetor me arkiva të pabotuara më parë dhe dëshmi të familjes.

”I titulluar “Schumacher”, dokumentari u realizua nga regjisorët gjermanë Michael Wech dhe Hanns-Bruno Kammertöns me mbështetjen e plotë të të afërmve të politit, me banim në Gland në kantonin e Vaud”, njoftoi sot zëdhënësja e familjes Sabine Kehm në një email.

Filmi, i xhiruar në gjuhën gjermane, interviston babain e kampionit Rolf, bashkëshorten Corinna dhe dy fëmijët Gina dhe Mick, edhe ai pilot në F2, por edhe shokë të ekipit dhe konkurrentët e “Schumi”.

Publikimi i dokumentarit në Gjermani dhe Zvicër parashikohet më 5 dhjetor 2019, viti që përkon me 50 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e titullit të tij të parë si kampion bote (1994).

Dy producentët kanë xhiruar ndërkohë dokumentarë për biznesmenin multimilionerë, Gunter Sachs, ish-bashkëshorti i aktores franceze, Brigitte Bardot dhe për lojtarin e tenisit, Boris Becker./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com