“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.
Pas daljes së progres-raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, Kryeministri Rama paralajmëroi një komunikim të përbashkët publik në orën 15:00 me ambasadorin e Bashkimit Europoan, Luigi Soreca.
Komisioni Europian rekomandoi sot çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Komisionerit Johannes Hahn, progresi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kritereve të paracaktuara është mbresëlënës. Sipas tij, kusht i vetëm mbetet vijueshmëria e reformave.
Ai deklaroi se Shqipëria ka bërë progres me Reformën në Drejtësi dhe procesin e patjetërsueshme të Vetingut. “Ky është një shembull edhe për vendet e tjera”, deklaroi Hahn./atsh