Loading...

Rama: Pas 30 qershorit bashkëqeverisje edhe me kryetarët e bashkive

Gjatë mbledhjes së radhës me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” kryeministri Rama u ndal të zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas tij pas këtyre zgjedhjeve mekanizmi i adresimit të problematikave të qytetarëve ndaj bashkive do të hyjë në një fazë të re.

“Dua të nënvizoj se ka një diferencë e cila meriton vëmendje midis halleve dhe problemeve qe zgjidh qeveria përmes ndërhyrjes së agjencisë që administron platformën tek institucionet qendrore. Qofshin ato në Tiranë qofshin në qarqe. Unë kam shumë besim që në 30 qershor ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë qoftë në aspektin sasior qoftë në aspektin cilësor. Çka ne do të realizojmë është aksesi i drejtpërdrejtë tek çdo kryetar dhe kryetarë bashkie pas 30 qershorit të jetë i të njëjtës cilësi. Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe po aq e rëndësishme të theksohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen por edhe për ata që zgjedhin” tha Rama

Por ajo që ra në sy gjatë prezantimi të rasteve të qytetarëve ishte rasti i fundit ku një banori të njësisë administrative Zall Bastar kishte tre vite që nuk i paguhej qeraja nga njësia administrative. Zall Bastari është pjesë e administrimit nga Bashkia e Tiranës pas zgjedhjeve të 2015. Deklarimi i këtij rasti që tregon indiferencë për pothuajse gjithë periudhën e mandatit të kryebashkiakut Veliaj nuk është një publicitet i mirë në këtë kohë fushate për të.

Rasti i denoncuar:
Petrit Lila banor ne Zall Bastar. Kjo njësi në vitin 2013 i kishte marrë me qera një objekt në pronësi të tij për shkak se shkolla e Bastar Murrizit kishte nevojë të rindërtohej. Kontrata ishte e rregullt por kjo njësi kishte ndërprerë pagesat nga viti 2015 deri në vitin 2018. Me marrjen e rastit çdo gjë u shqyrtua me Bashkinë Tiranë dhe ju shlye detyrimi zotit Lila” referoi një nga koordinatoret e “Shqipëria qe duam”. /Opinion.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com