Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga konferenca për mediet në Kryeministri, ditën e sotme, pas protestës së dhunshme të një nate më parë.
“Mund të tingëllojë si predikim në hava por një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur Lulzim Basha. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, shumë kohë përpara. Nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë për një arsye të thjeshtë që me shumë të drejtë, llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, po ti nuk je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i një alternative qeverisëse tek ky stacion kur me zë të ngjirur thua aman ik”, theksoi Rama.
Ai shprehu gatishmërinë për dialog. “Jam i gatshëm për dialog për të diskutuar dhe fatmirësisht ata me Bashën në krye nuk kanë nevojë për karrike. I kanë djegur karriket e tyre dhe janë popull, kështu që nuk kemi pse të mos ulem dhe të diskutojmë për të mirën e popullit, nisma ligjore dhe veprime që ata si popll kanë shqetësim për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për pazar, gjë që unë e besoj se besoj gjithmnë në çdo gjë që thotë Luli. Përndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjekë pas gjithë kohës. Ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp. Kur të heqin vizën partnerët më të mëdhenj të këtij vendi, je gati t’i heqësh vizën gjithë Shqipërisë për të nxjerrë kunjën e barbarit që nuk bëhet kurrë qytetar”, theksoi Rama. /atsh